Die Kinderdrehscheibe

Te ne mund të vini

Me linin e autobusit 30 (Karmeliterplatz) ose me të gjitha tramjavët  (Hauptplatz).

Orari i punës është

Të hënën prej orës : 13 deri në 17
Të mërkurën dhe të premten prej orës: 8.30 deri në 13

Oferta

Kinderdrehscheibe iu informon lidhur me qendrën arsimore për përkujdesje të fëmijëve në gjithë Steiermark-un, lidhur me përkujdesjen gjatë pushimeve si dhe lidhur me aktivitetet në kohën e lirë. Ju informojmë për vendin, orarin ditor dhe javor, kostot, vendet e lira, madhësinë e grupit, mundësitë e integrimit për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe thekset pedagogjike të qendrës.
Ne ju këshillojmë edhe për mbështetje financiare për përkujdesjen e fëmijëve. Në faqen tonë gjeni një platformë lidhur me kujdestarët për fëmijëve si dhe një platformë të vetme për ofertat e përkujdesjes gjatë pushimeve. Një herë në vit nxjerrim fletëinfomacionin »Platz ? Da! Qendra për arsimin e për përkujdesjen e fëmijëve në Steiermark«, i cili ofrojnë një përmbledhje lidhur me mundësit për arsimin dhe përkujdesjen e fëmijëve .
Të gjitha shërbimet e Kinderdrehscheibe janë falas. Përcaktimi i një termini nuk është i nevojshëm.